Këto ditë ka ndërruar jetë nëna e aktorit Tom Cruisë, Mary Lee South. 80- vjeçarja ka ndërruar jetë në gjumë, pasi vuante nga një sëmundje e gjatë, shkruan TMZ.
Sipas burimeve të TMZ, Tom Cruise dhe motrat e tij ishin në shërbimin e saj dhe në varrimin e mbajtur këtë fundjavë në kishën e saj lokale të Scientologjisë.
Për herë të fundit nëna e aktorit është parë në Florida në vitin 2016, duke përdorur një karrige me rrota dhe dukej shumë e dobët për nga shëndeti.










