Sa dimë realisht të bëjmë një DITË ZIE ne në Maqedoninë e Veriut?! Sot pata rastin të jem në disa kafene dhe lokale të ndryshme në Tetovë për kafe, për takime, për punë… Në disa prej tyre nuk kishte muzikë fare, në disa instrumentale të rënda dhe muzikë zie, në disa vlonte muzika e hareshme, në disa tallava e hiphop… Feridja s’mund të mungonte nga televizori as sonte, me siguri dhe serialet tjera turke kanë qenë hit dhe top temë që nuk i kam hasur unë nëpër kanalet tona televizive.
Mendoj se si qytetarë s’jemi shumë të edukuar për të respektuar me dinjitet jetët e shuara… Nuk e di, uroj të mos kemi arsye më të mbajmë zi – por është ndjenjë shumë e keqe ta mendosh se një kafeteri apo një bar s’mund të bëjë nja dy ditë pa dum-dumet monotone të estradës :/ apo pa Feriden e llumet tjera të telenovelave të kota!
Mund të jem gabim në gjithë këtë që po them, por më është mbushur shpirti mbrëmë dhe sot nga kjo tragjedi dhe nuk duroj të shoh kështu krize morale tek njerëzit tonë!/Arianit Xhaferi








Ashtu, pajtohem me jush, Z. Arianit Xhaferi, e tash reflektimi i mentalitetit shqiptar ( ne diten e sotme ) mos u merzit per ket, xhdo mase dhe permas e ka edhe berlogun e vet, nese kena mbjellen, nji ari pastiqe, duhan, speca, te jesh i bindur qe nuk dot dalin krejt te klases se mir si produkt, e po ashtu edhe na si popul jemi nji hektar ne madhesi, a korjen e kena ne fund te vitit, dhe do te shifesh, se nga pjella e jon shqiptare, sa jesin si mbeturina produkti pjellor,
ju pershendes, dhe ju uroj sa ma shum njerzim te keni se sa qe keni shprehur, une jam me jush, dhe mendoj keto foto dhe shpjegime te dhimshme do te me sjellen ne kry nji koh te gjate