Arsimtari i matematikës Xhabir Bakiu i lindur 06.05.1941 në fshatin Gajre të Tetovës mësimet e para i mori në fshatin e lindjes ( vetëm katër vite) , për katër vite tjera mësoi në shkollën fillore Istikball-Tetovë, kurse të mesmen shkollën e natës në Sh.M. Mosha Pijade, Tetovē.
Shkollën e lartë drejtimin Matematikë në Shkup. Ka punuar si mësimdhënës i matematikës në fshatin Shipkovicë disa vite dhe pastaj në sh.f Naim Frashëri Tetovë deri në vitet e pensionimit. Gjyshi im ishte një ndër profesorët e parë të matematikës në qytetin e Tetovës.
Ai do të donte të përqëndrohemi në lumturinë e jetës sonë. Ai do të donte që ne të vlerësonim njëri-tjetrin dhe të ardhmen tonë.Gjyshi do të kujtohet gjithmonë nga ata që e njihnin dhe e donin. Megjithëse e humbëm para gjashtë vitesh nga një sëmundje e rëndë siç është kanceri. Kujtoj çdo çast të gjyshit edhe minutat e fundit të tij, në çdo kohë në fjalët e tij ndjeje dashurinë dhe ëmbëlsinë që shoqërohej edhe me vështrim. Ndihej mirë kur e vizitonin miq e familjar edhe pse isha shpesh e pranishme në bisedat e tyre , nuk arrita ta kuptoj ku e gjente atë forcë për të biseduar. Ndoshta ishte ky pasion i madh për punën e jetën që për një kohë e bëri të mposhte dhimbjet e sëmundjes. Mbaj mend kur isha vajzë e vogël, gjithmonë më ndihmonte në detyrat e matematikës sepse unë kisha nevojë shumë për atë lëndë të ushtroj, më pas vjershat që na mësonte, disa ende i mba mend.
Ne të gjithë ndjehemi krenarë për ty besoj se dhe ti ndjehesh krenarë me ne veçanërisht për nipin dhe mbesat e tua , na mbështet dhe na beko nga lartë! Mbesa Bardha Bakiu thotë : ‘’I dashur , i qetë. Unë e kam ndjerë gjithnjë pranë .Sapo vija nga shkolla e gjente kohën të bisedonte me mua .Mbaj mend se gjithnjë gjente mënyrën për të më këshilluar kur nevojitej. ‘’Njeriu edhe pse ik fizikisht , por pjesa më e mirë mbetet përgjithmonë . Dashuria është e pavdekshme e bën botën të pavdekshme ‘’ Mbesa Arosa Bajrami thotë: ‘’ Gjyshi do të jetë gjithmonë me ne, nga kujtimet e shtrenjta që kemi me të. Edhe pse nuk jemi bashkë, nuk jemi as të ndarë. ‘’ Në këtë përvjetor të vdekjes disa nxënës dhe disa kolegë shprehën kujtimet që kishin për të : Zonja Zejna Halimi ish-kolege thotë:’’Zotri Xhabiri , i ndjeri ishte një shembull i një arsimtari të dalluar që ua mësonte matematikën nxënësve me shumë dashuri. Ishte i dashur për nxënësit dhe kolegët. Kur nuk e haroj këshillën e tij në një pushim kur ishim kujdestarë dite . Ai më tha : Nëse ke dëshirë të mësojnë nxënësit reflekto dashuri për ta. ‘’ Arsimtarja e maqedonishtes Olgica Aksoska thotë : ‘’ U prehtë në paqe kolegu im Xhabir Bakiu. Tani në përvjetorin e tij të vdekjes e kujtoj atë si një koleg të mirë , si një mik dhe mbi të gjitha një njeri i mirë. Shpirti i tij le të prehet në Parajsë. ( Le të pushoj i qetë) ‘’
Arsimtarja e gjuhës shqipe Merita Idrizi thotë:’’ S’haroj dot interesin që tregonte në punë dhe lëvdatat dhe fjalë miradiet për Të! E mbaj mend dhe atë se nxënësit e tij përmendeshin për teste të suksesshme ,klasë me disciplinë të veçantë dhe rregullsi,me një fjalë pedagog me plotëkuptim fjalë ! Mbi të gjitha jeta e asaj kohe ka qenë pëplot trazira,jetë pëplot befasirash e padrejtësishë … Ishte lum i turbullt që merrte çdo gjë para por mbi të gjithë arsimdashësit,patriotët !’’ Prof.dr.Ejup Ajdini shkruan: ‘’ Sot e gjashtë vite më parë u nda nga jeta mësuesi i palodhshëm i matematikës z. Xhabir Bakiu, i lindur më 06. 05. 1941 në Gajre të Tetovës.Mësimet e para i mori në katundin e lindjes,të mesme në tetovë dhe sudimet e larta për matematikë i kreu në Shkup. Vitet e para si mësues i matematikës i bëri në Shipkovicë, ku, 50 vite më parë ishte edhe mësuesi im i lëndës së matematikës. Një mësues që nuk dinte për lodhje… Sa i buzëqeshur, po aq edhe serioz. Sa është kënaqësi që të shkruash dhe të flasësh për veprimtarinë e mësuesit tënd, po aq është edhe përgjegjësi e veçantë, sepse kemi të bëjmë me një personalitet shumëdimensional, si në jetën kulturore, publike, shkencore e humane.
Që në antikë Horaci thoshte: “është kënaqësi dhe nder të vdesësh për atdhe”, Kësisoj mësuesi Xhabir me shumë kolegë të tij, punën e mësuesin e bënin jo vetëm që ne të mësojmë matematikën, por në sytë e tij vezëllues dukej qartë qëllimi i një rilindësi arsimor për kohën ku ne ishim nxënësit e tij në Shipkovicë. Ai ligjëronte me pasion të veçantë pasi e dinte se vetëm shkollimi do na nxirrte nga ajo gjendje e vështirë…. Siç dukej se ai e kuishte ndjerë thënien e Sami Frashërit se “Sendet më të shtrenjta në botë janë nderi dhe atdheu.” Por nderi dhe atdheu nuk ruhej nga padituria, por vetëm pregaditja arsimore e brezave të rinjë dhe vetëm kjo mund të na krijoj një jetë të qetë, të bukur dhe të lirë.Sot, lakmitë e tepërta e kanë helmuar shpirtin e njeriut, e kanë mbushur botën me urrejtje, na kanë bërë të biem në greminë të varfërisë e në rrëketë e gjakut të pafund. Koha e e cila na bërë të ktheheshim në cinikë, në jonjerëzorë, të mos ndjejmë sa duhet shpirtërisht, pasi sot na mungojnë arsimtarët si mësuesi Xhabir me shokë, të cilët punonin natë e ditë dhe me plot njerzillëk, me zemërbutësi dhe mirësjellje të ndjeshme njerëzore e kombëtare. Pa këto cilësi të veçanta njerëzore, jeta gjithmonë do jetë dhunë dhe gjithçka do të jetë e humbur. Por shpresojmë që veprat e mira të mos humben në këtë botë! Populli thotë: Nëse vonon, por nuk harron.
Pra, kjo vepër e mësuesit tim na nxit që të mendojmë se, urrejtja do të zhduket dhe diktatorët do të vdesin, e pushteti që ua kishin marrë njerëzve do t’i kthehet sërish njerëzve. Derisa për lirinë ende njerëzit e japin jetën, liria dhe drejtësia kurrën e kurrës s’ka për t’u mposhtur. Sunduesi mund të marrë gjithçka, por shpirtin jo! Çdo gjë mundet të konfiskohet, por shpirtin dhe dijen që na e trasuan mësuesit tanë nuk ka kush ta konfiskoj…Nuk thuhet rastësisht edhe për kulturën e qenies sonë kombëtare, mësuesit kanë qenë dhe mbeten qenia më sublime e shoqërisë, që me shpirtin e tyre të dëlirë dhe talentin e tyre krijues e arsimdashës ndërthurën harmoni estetike me fenomenet e jetës, duke luftuar me dramat dhe tragjeditë e jetës së njeriut tonë, të cilët dhanë shfaqjet më të bukura e më të madhërishme nëpër breza, dhe me punën e tyre arsimore e luftonin të ulëtën e të shëmtuarën. Për kohën e djeshme, të sotmen dhe të ardhmen luftuan që t’i sfidojnë problemet që e tangojë njeriun tonë dhe gjithmonë duke kërkuar vizion dhe zgjidhje për ata. Kjo ishte ushqim për jetën e rinisë për disa gjenerata, që mësuesi idealist, Xhabir Bakiu, ngrejti shpirtin dhe ndriçimin e mendjes sonë nëpër gjenerata dhe na furnizoi me njohuritë bazë të shkencës së matematikës.
Për filozofinë e mësuesve të kohës, kjo ishte domosdoshmëri ekzistenciale dhe fondamentale për njeriun. Ishte koha kur këta mësues u ngjizën me filozofinë e re estetike pët t’i tejkaluar idetë e vjetruara, mentalitetet regresive, konceptet e gabuara të kohës së afërt, apo të largët, duke larguar të gjitha tabutë anakronike, të ngurta e regresive. Vlerat e vërteta të mësuesve të mirë si mësuesi Xhabir, përbëjnë vlerat më serioze që rezistojnë në çdo kohë, në çdo shekull dhe gjeneratë pas gjenerate barten midis njerëzve dhe shoqërive të ndryshme. Atdheu dhe ndërgjegja kombëtare e mësuesve të mi, Në këtë rast të mësuesit Xhabir, ishte dhe mbetet tema më neuralgjike, që, përmes gjuhës së nënës, edukimit shoqëror dhe njohurive mësimore-shkencore, ngritën te ne, nxënësit e asaj kohe, ndjenjën e dashurisë për rrjedhat historike dhe ngritjen e ndërgjegjes kombëtare, që gjithmonë lidhej natyrshëm me fatin dhe realitetin e popullit tonë. Ata ecnin me dhjetra kilometra rrugë për shkollimin tonë dhe rezultati i tyre sot ariti që të krenohemi me Universitetin e Tetovës, e disa të tjerë, të krenohemi me mjek, inzhinier e specialist të shumë zhanreve në jetën tonë të sotme.
Por një gjë jam i sigurtë, se po të ishin në mesin tonë, ata do na thjonin “ sa pak, sa pak”, pasi rinisë dhe atdheut i duhet shumë punë dhe shumë mund. Këto realitete u shndërruan në vlera ideo-estetike dhe u përgjithësuan si pasuri shoqërore dhe vlerë emocionale të kohës sonë, plot krenari dhe shqetësime të brendshme. Kjo sakrificë na bënë të mendojmë për çdo moment fuqinë shpirtërore të atdhetarit dhe të mësuesit, duke kuptuar se atdheu është më i shtrenjti dhe më i shenjti, që hëpërhë e ngrenë energjinë shpirtërore të jetës, dhe e bënë atë pjesë të ndërgjegjes atdhetare.Kjo ndjesi arsimore nuk lind rastësisht, por ajo rrënjët i ka thelle dhe gjithandej: në historinë e lavdishme, zakonet, gjuhën e bukur, këngën popullore, veshjet, zakonet, etj. Të gjitha këto,te mësuesi i mirë, bëhen subjekt i punës dhe i veprës së tij, pasi për thelbi i atdheut kudo ndodhet dhe në çdo moment prek realitetin e jetës ekzistenciale.
Mësuesi im ishte i bindur se pa rini të përgaditur moralisht dhe shkencërisht, atdheu do lëngonte nga plagët e vjetra. Atdheu te njeriu është cilësi e përfaqësimit të identitetit kombëtar, në këtë rast të atij shqiptar. Sot e 50 vite më parë, për mua dhe për shumë gjenerate, falë mësuesve të devtshëm, mbaroi koha e inkuizicionit për shqiptarët e Maqedonisë, lindi dielli edhe në këto anë, mori udhën e vet të përjetshme lapsi e fletorja në krye me mësuesit tanë.
Ishte koha kur ishin kapluar dhëmb për dhëmb e bukura me të shëmtuarën, drita me terrin, e madhërishmja me të ulëtën, tragjikja me komiken dhe para botës së civilizuar dukej qartë kjo tragjikomedi ballkanike, pasi popullata shqiptare kërkonte të drejtën më elementare të jetës – arsimin e gjeneratave të reja, për të cilën, njëqind vite më parë, Rexhep Vokë Tetova ua kishte lënë amanet gjeneratave në librin i tij Mendime ku thotë: “ Kasollet me kashtë t’i mbulojmë / sa fëmijët në shkollë t’i çojmë”, sepse: “Pa fe e pa dije / njeriu s’ka dallim prej bagëtie / vetëm me hije.“ Por ky amanet nuk realizohej pa mësuesit e shenjtë të asaj kohe, siç ishte edhe mësuesi Xhabir. Lavdi e përherëshme për mësuesit e mi, kësaj rradhe për mësuesin tim Xhabir Bakiu, kujtimin e të cilit do ta ruajmë përjetësisht, siç jeton shpirti kombëtar në vallen Osman Takës nga jugu i Shqipërisë, e cila nuk lejonte të suprimoheshj liria kombëtare nga armiqtë tanë, pasi kombëtarja jetonte thellë midis valles.’’
Prof.dr Zeqir Kadriu shkruan si ish-nxënës: ‘’XHABIR BAKIU Një mësues me virtyte të një patrioti të vërtetë! Ky ishte Xhabir Bakiu që një periudhë të gjatë punoi si mësues matematike në fshatrat e malsisë së Sharrit e më pas edhe në Shkollën fillore, “Naim Frashëri” në Tetovë. Qe i dashur me nxënësit dhe bashkëpunëtor me komunitetin.Kurrë nuk mund të harrohet sjellja e tij prej patrioti të vërtetë.Modest dhe pedant i etikës së mirëfilltë dhe kodit të një mësuesi me metodologji e logjik të shëndoshë.Aq sa e donte familjen po aq e donte edhe arsimimin e gjeneratave të reja. Punoi dhe sekrifikoi gjer në fund të jetës së tij. Sot me pietet dhe dashuri e kujtonë : familja, nipërit e mbesat për të cilët la pas një edukatë të shëndoshë. E kujtojnë edhe ish nxënësit e tij dhe miqtë e shumtë që pati, të cilët sot në përkujtim të këtij përvjetori evokojnë shembullin e një pedagogu të vërtetë! Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe respekti për te!’’
Arsimtari Izedin Murati shkruan:’’ Përkujtim Mësuesit Xhabir Bakiu, Sot mbushen gjashtë pa ty Pishtar i dijes. Të njoha që ditën e parë të shkollës aty ka viti 1970, në Shipkovicën Legjendar, gjithmonë i buzëqeshur, bujar, i gatshëm për çdo sakrificë për nxënësit e tu dhe për rrethin ku punoje! Ishte privilegj pas kryerjes së shkollimit tim t’ju takoja edhe si kolegë që disa vite të punonim bashkë në sh. f. “Naim Frashëri” në Tetovë, i freskët, i dashur, entuziast si në ditët e para kur të takova si nxënës në klasën e parë. Matematikën e shpjegoje si poezi, këngë dhe e shëndroje në kënaqësi orën e mësimit. Më kujtohet një varg i poezisë sate që na rënqethi të gjithëve: “Më mbjellni një Rap atje në mes të arës sime dhe zbukuronmi me lule Shqipërie”. Tani po e kuptoj sa lisa Rapi mbolle në fushēn e dijes, tani kur i shoh lisat e tu vigan, në mjekësi, teknik, arsim, kulturë të stolisur po si në poezinë tënde, me lule Shqipërie….. Ne sot prore ecim në rrugën qe na e hape ti dhe i dhurove kuptim qenies sonë! Dritë e shpirtit tu bëftë në amshim… Lavdi ty Dhe punës sate që e le në përjetësi’’