Sot Jankullovska jep llogari për Mercedesin luksoz

Në Gjykatën penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Tank” në procedurën e veçuar për ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

Në seancën e sotme duhet të dëgjohen gjashtë dëshmitarë të propozuar nga prokuroria, nesër do të kryhen dëshmitë me shkrim, ndërsa me 10 shtator do të fillohet me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja.

Rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

Në këtë rast Gjoko Popovski është dënuar me gjashtë vite e gjashtë muaj burg, ndërsa Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës është dënuar me dy vjet e dy muaj burg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu