Gjatë ditës së sotme studentët në Tetovë kanë paralajmëruar protestë në të cilën do të kërkohen kushte më të mira në arsim dhe përmirësimin e një sërë problemesh me të cilat ata ballafaqohen.
“Sudentët e Revoltuar”, quhet grupi që organizon protestat, dhe në faqen e tyre zyrtare në facebook nëpërmjet një postimi u bëjnë thirje të gjithë studentëve që të bojkotojnë ligjëratat dhe t’ju bashkohen në protestë.
“Leni ligjeratat neser dhe hajdeni në protestë.. Kush profesor apo profesoresh ju ben presion të mbani ligjeratë na dergoni emrat dhe mbiemrat do i nxjerrim në mediume..”- kanë shkruar “Studentët e Revoltuar”.










