Sot në Muzeun e alfabetit shqip në Manastir do të mbahet Akademi solemne

Sot (e mërkurë, 21. nëntor 2018), me fillim në ora 15:00, në hapësirat e Muzeut të alfabetit shqip në Manastir do të mbahet akademi solemne me rastin e 22 nëntorit- ditës së alfabetit shqip dhe 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit që e organizon Sekretariati për Çështje Evropiane, në emër të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Në akademinë solemne do të marrin pjesë përfaqësues eminent nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Akademisë Shqiptare për Studime albanologjike, Instituti Albanologjik i Kosovës, Instituti i Historisë i Kosovës, dhe më shumë përfaqësues shkencor, shoqëror dhe politik nga Maqedonia.

Para fillimit të kësaj ngjarje, janë paraparë dhe deklarata për media.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu