Sot nis fushata për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Sot nis zyrtarisht nis fushata 12 ditore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Fushata do të zgjasë deri më 28 dhjetor, kur edhe hapen vendvotimet dhe fillon heshtja zgjedhore.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë kanë bërë paraqitjen e programeve politike në tubimet e mbajtura të hënën dhe të martën.

Ndërkohë Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të hapin zyrtarisht fushatat zgjedhore të mërkurën.

Për pjesëmarrje në zgjedhjet parakohshme për Kuvendin e Kosovës, janë certifikuar 24 subjekte politike, prej të cilave, 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur, ndërkaq numri i përgjithshëm i kandidatëve që garojnë për ulëse në Kuvend është 1,180 kandidatë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu