Gjatë ditës së sotme pritet që të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë. Procesi zgjati në kohë për shkak të verifikimit të votave të diasporës dhe atyre me kusht.
Këtë vit pati mbi 100 mijë aplikues nga diaspora për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Pas shpalljes së rezultatit subjektet politike mund të paraqesin ankesat e tyre në PZAP dhe Prokurori, institucione të cilat kanë tre ditë kohë për të marrë një vendim.
Pa shqyrtimin nga ana e PZAP-së dhe të Gjykatës Supreme të të gjitha ankesave të subjekteve politike apo të kandidatëve të ndryshëm për deputetë, KQZ-ja nuk mund të certifikojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit.









