Austria ka arrestuar një 25 vjeçar, i cili ngjante shumë me ish-udhëheqësin nazist, gjerman, Adolf Hitler.
arrestimi i tij u bë ditën e hënë nën akuzën e glorifikimit të periudhës së errët të nazizmit, pasi mbante mustaqe si ai dhe vizitonte shpesh shtëpinë ku kishte lindur ish-lideri famëkeq.
Sipas autoriteteve, 25 vjeçari është i vetëdijshëm për veprimet që bën ndaj edhe është arrestuar, pasi të lartësosh periudhën naziste, në Austri cilësohet si krim.
Tetorin e kaluar, autoritetet austriake shkatërruan shtëpinë e lindjes së Hitlerit, me qëllim që ajo të mos shndërrohej në një pikë kryesore për nazistët e rinj./albeu











