Nexhmedin Spahiu, publicisti me emër në Kosovë, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke denoncuar sjelljen nacionaliste që përdhos simbolet e Kosovës, dhe kështu vetë shtetin.
Spahiu bën një lidhje mes narrativës që e sheh flamurin e Kosovës “si të huaj”, e kësisoj edhe shtetin, dhe sjelljes së papërgjegjshme e abuzuese publike.
“Kjo është bërë për ta arsyetuar hajninë. Shteti shpallet i huaj që të vidhet pa u skuqur fare.” – thotë z. Spahiu.
Ai nis shpjegimet e tij duke treguar një bashkëbisedim të një punëtori me shefin e tij derisa po vendosnin flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.
Spahiu denoncon konsideratën që kanë një pjesë e madhe e etnisë shqiptare në Kosovë për flamurin e Shqipërisë si më prioritar se ai kosovar.
Statusi i plotë:
“Në cilin anë ta vendosim flamurin tonë e në cilin këtë shtetërorin?”- po e pyeste punëtori shefin. Këtu fillon e keqja e Kosovës. Shteti i Kosovës po konsiderohet “i huaj” dhe jo “i yni”. Simboli që i takon Shqipërisë po quhet “i yni” e ai që është i yni po quhet “i huaj”. Çfarë edukate publike ka bërë klasa politike dhe mediet në Kosovë?!!!. Kjo është bërë për ta arsyetuar hajninë. Shteti shpallet i huaj që të vidhet pa u skuqur fare.” shkruan ai.