Luciano Spalletti ka folur për “Sky Sport” pas derbit të fituar 1-0 kundër Milan-it: Fitorja perfekte? Perfekte do të kishte qenë të kishim shënuar më herët dhe më pas të kishim menaxhuar avantazhin. Por mirë edhe kështu…”, ka thënë trajneri i zikaltërve.
“Ndeshjen e kanë parë të gjithë. Ka fituar skuadra që e meriton, që ka luajtur gjithë ndeshjen në mesfushën e tyre. Ka fituar skuadra që ka luajtur më mirë. Nëse ishit mes atyre që mendonit se Milan luante më mirë, besoj se duhet të ndryshoni mendim. Ka fituar skuadra që ka luajtur më mirë”.
Në fund, trajneri i Inter ka dhënë edhe një lajm të keq në lidhje me Nainggolan: “Do ta dërgojmë në spital dhe do të shohim si është. Sigurisht nuk do të luajë kundër Barcelona-s dhe do të mungojë për një kohë të gjatë”.