Specialja ia refuzon kërkesën për lirim nga paraburgimi Nasim Haradinajt

Gjykata Speciale në Hagë ia ka refuzuar kërkesën mbrojtjes së ish-kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj për lirim nga paraburgimi. Vendimi për refuzimin e kërkesës për lirim nga paraburgimi të Haradinajt është e nënshkruar nga gjykatësi i procedurës paraprake, Michele Picard.

Specialja ka përmendur daljet e Haradinajt në konferenca dhe komentet e tij lidhur me Gjykatën Speciale për arsye të mos-lirimit të tij. Vlen të theksohet se Haradinaj e Gucati po mbahen në paraburgim pas arrestimit të tyre në Prishtinë lidhur me publikimin e disa dokumenteve konfidenciale të Speciales.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu