Gjykata Speciale ka kërkuar dorëzimin e parashtresave lidhur me rishikimin e masës së paraburgimit për ish-eprorin e UÇK-së, Salih Mustafa. Gjykatësi Nicolas Guillou në parashtresën mbi rishikimin e paraburgimit për Salih Mustafën, ka potencuar se rishikimi i masës së paraburgimit për Mustafën duhet të ndodhë pas skadimit të dy muajve nga vendimi i fundit për paraburgim.
“Para dhënies së një vendimi për rishikimin e masës së paraburgimit për z.Mustafa, Gjyqtari i Procedurës paraprake do të shqyrtojë parashtresat e palëve për këtë çështje”, thuhet në kërkesën e gjykatësit Guillou.










