Mediat britanike kanë zbuluar të tjera detaje të rënda rreth ngjarjes që tronditi Londrën, ku një shqiptar dhunoi brutalisht me levë shqiptaren Blerta Sulaj.
Kjo e fundit kishte pësuar lëndime të rënda, thyerje të kafkës, thyerje të shtylles kurrizore, dhe lëndime të renda në duar dhe qëndroi 4 javë në spital.
Shqiptari akuzohet nga Prokuroria për tentativë vrasjeje dhe ka dalë së fundmi para gjykatës, raporton “The Sun”.
“Stafasani e goditi me levë në kokë Sulajn dhe bazuar mbi dëshminë e kësaj të fundit, ai insistonte që Blerta Sulaj të martohej me të”, bën me dije organi i akuzës.
Ngjarja e rende ka ndodhur më 20 mars 2017 në lagjen Fulham. Në shtëpinë e Sulajt u gjet ADN e Fatmir Stefasanit, megjithëse ky i fundit mohoi akuzën për tentativë vrasjeje.
Më herët 49-vjeçari e kishte paralajmëruar Blerta Sulajn: “Kjo është dita jote e fundit” para se ta godiste atë në kokë në apartamentin e saj në Fulham derisa ajo humbi vetëdijen.