S’pranoi të quhej turk, eksperti zbulon faktet: Fan Noli firmosi si shqiptar, korigjoi dokumentat e oficerit amerikan (FOTO)

Në një status në rrjetet sociale, eksperti i krimeve të rënda, Gjon Junçaj shkruan se Fan Noli ka korigjuar disa dokumenta pasi teksa futej në SHBA, vuri re se e kishin regjistruar si një person me origjinë turke.

Arkivat kanë nxjerrë së fundmi patriotizmin që aq shumë e donte Fan Noli. Në disa dokumenta të publikuara në Facebook, eksperti i krimeve të rënda, Gjon Junçaj vë në dukje se Noli dikur, në vitin 1911 nuk ka pranuar të quhej turk.

Junçaj thekson më tej se siç paraqitet në fotot e publikuara, shkrimtari mjaft i dashur për shqiptarët ka korigjuar gjithashtu edhe dokumentat e paraqitura nga oficeri teksa Noli po vizitonte Amerikën.

“Nga arkivat e SHBA. Ardhja e regjistruar e Fan Nolit për një vizitë në Shtetet e Bashkuara në daten 15-12-1911. Noli është regjistruar me këto detaje: 32 vjeç, 165 cm i gjatë, profesion – klerik, duke vizituar Faik Bey Konitza në Boston.

Kombësia? Turkey (Turqi).
Raca etnike?– Ofiseri fillimisht shkruan “Turkey”.

Ky foto tregon se sigurisht Fan Noli e korrigjon dhe thotë, “Jo Turqi, ALBANIA“.

Fan Noli – Shqiptar i vertet,”- shkruan eksperti i krimeve.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu