Numri i vdekjeve në Itali nga epidemia e koronavirusit është rritur me 604 në 17,127 por vendi gjithashtu raportoi rritjen më të ulët të infeksioneve të reja në pothuajse një muaj.
Buletini i përditshëm nga Agjencia e Mbrojtjes Civile ofronte më shumë prova për ato që autorët shëndetësorë italianë kanë thënë me ditë të tëra: kurba e ngjitjes po rrafshohet.
3039 persona të tjerë u testuan pozitivë për koronavirusin, kërcimin më të ulët ditor që nga 13 mars.
Në terma përqindje ishte një rritje prej 2.3 për qind, më e ulta që nga fillimi i epidemisë.
Numri i të infektuarve u rrit në 135.586, duke konfirmuar Italinë si vendi i tretë më i infektuar në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Spanjës.
Ndërkohë, numri i personave në kujdes intensiv vazhdoi të bie, duke ofruar më shumë hapësirë për spitalet e mbingarkuara.










