Në Stamboll, Presidenti Stevo Pendarovski ishte mysafir në Rezidencën e Kreut të Kishës Ortodokse në Botë, Patriarkut Vartolomej, I cili u ka dëshiruar të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor që ende nuk janë pjesë e BE-së, që sa më shpejtë t`I përfundojnë procedurat e anëtarësimit.
Pendarovski dhe Vartolomej, në një video të shkurtër që I është dërguar opinionit, kanë këmbyer përshëndetje, kurse Patriarku vendeve të Ballkanit që apirojnë për në BE, në gjuhën greke, u dëshiroi ta rrumbullaksojnë procesin.
Pendarovski në kontekst të rolit të Patriarkanës për nxitje të bashkëjetesës ndërkrishtere, ka ngritur cështjen e zgjidhjes së statusit të Kishës Ortodokse maqedonase – Arqipeshkvinë e Ohrit, që kontestohet nga kisha serbe dhe kishat tjera të botës ortodokse.









