Këshilltari nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mite Stefoski, është zgjedhur sot kryetar i Këshillit Komunal të Strugës, gjatë seancës së mbajtur të Këshillit Komunal.
Zgjedhja e Stefoskit u realizua me shumicë votash, duke i dhënë fund paqartësive rreth udhëheqjes së këtij organi të rëndësishëm komunal. Me këtë vendim, Këshilli Komunal hyn në një fazë të re funksionimi institucional.
Ndërkohë, bëhet e ditur se Struga pritet së shpejti të kompletojë edhe pozitat tjera drejtuese, përfshirë edhe atë të sekretarit të Komunës, post i cili, sipas marrëveshjeve politike, pritet t’i takojë koalicionit VLEN.(INA)










