Stoltenberg nesër viziton Kosovën, NATO shmang postet e Osmanit e Kurtit në njoftim

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, nesër do të vizitojë Kosovën. Faqja zyrtare e aleancës ka bërë të ditur edhe agjendën e Stoltenbergut në Kosovë.

Sikurse deri më tash, NATO u është referuar krerëve të shtetit me “zotëri” dhe “zonja” e jo me postet që mbajnë.

Stoltenberg do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin për Komunitete e Kthim, Goran Rakiq.

Po ashtu, Stoltenberg do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici dhe me drejtorin e Ekipit Këshillues e Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Jorg Ruter.

Stoltenberg do të vizitojë edhe trupat e KFOR-it, por nuk është bërë e ditur se në cilin vend.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu