Strategjia për të shporrur regjimin kriminal në Maqedoni

Kriza politike në Maqedoni është thelluar shumë javët e fundit, ndërsa lideri i “dorës së hekurt” Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij  refuzojnë që për keqqeverisjen dhe kriminalitetin të përgjigjen para drejtësisë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Përmes një stili të vjetruar autokratik, lideri i VMRO-së ka nisur tëi kërcënoj dhe t‘u krijoj probleme diplomatëve perëndimor.

Në këto rrethana komuniteti ndërkombëtar po e humbet durimin me veprimet e pushtetit. Por cilat janë mësimet e dala nga përpjekjet e mëparshme për të rrëzuar nga pushteti dhjetëravjeçar diktatorë që janë shndërruar në monarkë të vendeve të tyre? A vlejnë ato në rastin e Gruevskit ?

Lëre të marrë para dhe të largohet nga pushteti

Kjo strategji ka funksionuar disi në të shkuarën. Në vitin 1992, Presidentit Mobutu Sese Seko i Zahiresë, tani Kongoja, modeli më “i mirë” i atëhershëm i diktatorit afrikan i zhytur tërësisht në korrupsion, ndërsa populli vuante uri masive, iu premtua ruajtja e jetës dhe parave nga ish-aleatja e tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe sigurimi i një ekzistence shumë të mirë në Marok, në këmbim të ikjes nga pushteti. Pazari u pranua nga diktatori që ndërroi jetë në mërgim nga prostati i kancerit, pak pasi ishte vendosur në shtetin afrikan. Në korrik të vitit 2003, liderët e Unionit Afrikan “joshën” me para Charles Taylor, një ndër vrasësit më gjakatarë të Afrikës, për të lënë pushtetin, e bashkë me të edhe vendin e për të kaluar i qetë e i pasur pjesën e mbetur të jetës në Nigeri. Në po të njëjtën mënyrë, Shtetet e Bashkuara larguan nga pushteti edhe diktatorin e Filipineve, Ferdinand Markos, i cili pranoi të largohej nga vendi vetëm pasi i premtuan një vilë luksoze “refugjati” në Havai.

Sanksione dhe izolim

Kjo është një strategji e mirë ndaj regjimeve të dëmshme e diktatoriale (si në rastin e Kastros, apo fillimisht në rastin e Sadam Huseinit), por gjërat do të funksionin në rast se sanksionet do të ishin të efektshme. “Sa më të mëdha të jenë lidhjet me Perëndimin, sa më i madh të jetë numri i personave të shkolluar në Perëndim që përbëjnë elitën politike të një vendi, aq më të pakta janë shanset e rrëzimit të një pushteti”, thotë një profesor i Universitetit të Harvardit, i cili është marrë me studimin e shkaqeve që çojnë në rënien e pushteteve autokratikë.

Kryengritjet popullore

Në vitin 1998, Presidenti Suharto i Indonezisë u detyrua që t‘i jepte fund pushtetit të tij, pas një krize të madhe ekonomike, e cila u pasua me greva e protesta mbarëkombëtare. Pas këtyre ngjarjeve, qeveria ra dhe Suharto mërgoi në Xhakarta, ku qëndroi deri sa vdiq në fillim të vitit 2008.

Dialogu

Dialogu është karta e vetme e provuar deri tani nga përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare. Ky dialog rezultoi edhe me një marrëveshje, e cila nuk u implementua asnjëherë./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu