Qytetarët e Strugës ende nuk janë të qetë. Pritet sot përsëri të dalin në protesta, në të cilat siç thonë edhe më zëshëm do të kërkojnë të drejtën e tyre për ajër të pastër dhe përgjegjësi nga qeveria për zgjidhjen e problemit të deponisë.
Protesta e sotme është e caktuar të mbahet në ora 18 në çarshinë strugane. Nga iniciativa qytetare “Mjaft” theksuan se do të kërkojnë përfundimisht fund të deponisë, pasi ditëve të fundit eskaloi problemi me ndotjen.
Pas kërkesave të qytetarëve pushteti qeverisës filloi me sanimet, ndërkaq se cilat do të jenë masat e ardhshme , do të vendoset në mënyrë plotësuese./InfoShqip.com










