Çdo mëngjes dhe mesditë, prej më shumë se një muaji, dhjetëra studentë e profesorë të universitetit të Bosforit, në Stamboll, mblidhen në barin e kampusit me uniformat akademike dhe i kthejnë shpinën zyrës së rektorit dhe kërkojnë dorëheqjen e tij. Melih Bulu, një inxhinier me doktoraturë në financë dhe disa vjet mësimdhënie në CV, i cili në 2015-ën kandidoi me partinë e qeverisë AKP, është emëruar në krye të ateneut nga kreu i shtetit Erdogan me dekret presidencial.
Boaziçi është një universitet publik ku studentët mësojnë gjuhën angleze dhe konsiderohet si një nga më të mirët dhe më selektivët në vend, pro dhe me një traditë të gjatë liberale. Emërimi i Buku ka shkaktuar një valë protestash të cilat u shtrinë dhe në universitetet e tjera të Turqisë, nga Ankara në Izmir, kundër përpjekjes së Erdogan për të përforcuar ndikimin e tij në botën akademike.
Tradicionalisht rektorët janë zgjedhur gjithnjë nga anëtarë të ateneut, profesorë dhe studentë dhe jo nga një figurë politike. Studentët këmbëngulin në protestën e tyre pavarësisht dhunës së policisë, pasi në pikëpyetje është demokracia. Madje ka dhe prej tyre që pranojnë se nuk mbështeten nga prindërit e tyre konservatorë.









