STUDIM: Çfarë preferojnë të lexojnë te rinjtë?

Shkrim për InfoShqip.com nga MScDonika Bakiu

“Librat janë miqtë më të qetë dhe më të përhershëm; ata janë këshilltarët më të gjindshëm dhe më të mençur dhe mësuesit më të durueshëm.” ― Charles William Eliot

Një numër i madh i të rinjve, kanë krijuar varësi të madhe ndaj mediave sociale duke hequr vëmëndjen e tyre nga bota e “librave”, pasi për tu bërë të dukshëm apo për të qënë “trendy” ose ‘’në modë ‘’ duhet të qëndrosh në linjë me të rejat në fundit që vijnë nga mediat sociale. Shumë të rinj e kanë shumë të vështirë që ta lidhin aktin e të lexuarit me kënaqësinë, në epokën e “internetit”. Lexueshmëria e librit në kohën e internetit dhe digjitalizimit, mund të thuhet se është në një lloj krize globale. Shumë herë është thënë se niveli i leximit nuk është i kënaqshëm, ngaqë e gjithë bota moderne po shkon drejt digjitalizimit që prek thuajse çdo aspekt të jetës. Mediat sociale përdoren jo vetëm gjatë kohës së lirë por edhe në praninë e njerëzve të tjerë, në autobus, në kafene, në takime të rëndësishme , në ligjërata etj. Libri është padyshim thesari më i çmuar për të pasuruar botën e brendshme të njeriut, veçanërisht për të kultivuar vlera të dijes dhe qytetarisë. Interesi që tregohet për librat jashtëshkollorë, është zbehur dukshëm nga të rinjtë, të cilat nuk tregojnë shumë interes. Të rinjtë vazhdojnë të lexojnë më pak se moshat e tjera, ndërsa librat e shkrimtarëve të huaj dominojnë përballë atyre shqiptarë. Lexuesit janë të interesuar si për vepra fiksionale, po ashtu dhe për ato jofiksionale. Ndodh që të jesh në fazën e jetës ku je më i ritur.Leximi i librave mund të krijojnë një botë të re, t’ju japin një kuptim më të mirë për atë që keni qenë, ose të bëni të qeshni me zë të lartë. Një student thotë : Krahas studimeve, një pjesë të madhe të kohës ia kushtoj edhe leximit. Tregon se më shumë preferon librat fizikë, sesa leximin elektronik. “Është një ndjesi më e mirë kur e ke librin në dorë, por për arsye që shumë libra nuk i gjej në bibliotekë më duhet t’i lexoj në mënyrë elektronike”. Tregon se libri i tij i preferuar është “Are You There God? It’s Me, Margaret” nga Judy Blume, “Për kë bien këmbanat” nga Ernest Hemingueji, “Zoti i fluturave” – Uilliam Golding, “Ana Karenina” – Leon Tolstoi. Po ashtu kam të preferuar dhe autorë shqiptarë : ‘’Gjenerali i ushtrisë së vdekur’’ – Ismail Kadare dhe ‘’I Humburi ‘’ – Fatos Kongoli etj. Një student thotë :‘’ kam shumë dëshirë për të lexuar, librat më shumë i huazoj sesa që i blej, për shkak të pamundësisë financiare.Megjithatë, mendoj se leximi i bën mirë secilit student , duhet gjetur zgjidhje për ngritjen e vetëdijes së studentëve për të lexuar sa më shumë.Mendoj se ushqimi i trurit është libri, leximi, informata. Romanet e preferuara janë : “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” – Ernest Hemingueji , “Portreti i Dorian Greit” – Oskar Uajlld , “Alkimisti” – Paolo Koelho .‘’ Një student thotë :’’ Lexoj por ndonjëherë varet prej disponimit, nganjëherë një orë në ditë, nganjëherë dy orë në ditë , por më shumë e preferoj letërsinë ruse dhe autorët : Aleksandër Pushkin , Leo Tolstoy por dhe nga letërsia shqipe kam të preferuar Ismail Kadarenë .

Lexoni, dhe vetëm lexoni, për të kuptuar, për të marrë dituri, njohuri, për ta pasuruar fjalorin, për të fituar shprehje të reja, lexoni për të analizuar thellë alegorinë e fshehur mes rreshtave, për të krahasuar kulturat e ndryshme mes popujve, për të mesuar për jetën qysh nga kohët më të lashta ndër popuj të ndryshëm, për të nxjerrë porosi nga ata dhe për situata të ndryshme, për të formuar dhe ngritur personalitetin tënd.Një libër gjatë leximit duhet të “vjetërohet”, të nënvizohet, të nxjerren faktografi dhe të shënohen në një fletore të veçantë, të rilexohet mes rreshtave, të rimendohen shprehjet metaforike, alegorike, neologjizmat (fjalët e reja), historizmat , shprehjet e vjetra. Vetëm kur të jemi thelluar kështu në lexim do të kemi kuptuar librin dhe ai do lë gjurmë në mendjet tona.Lexoni libra e autorë të ndryshëm duke e munduar mendjen, që ngjallin brenda vetes kurreshtje për të depërtuar thellë në mendjen e autorit e përmbajtjen e tekstit. Besoj se duke lexuar një libër bota e një të riu mund të ndihmojë në ndryshimin e psikologjisë së tij. Ndaj është shumë e rëndësishme të theksojmë bashkpunimin mes, familjes-shkollës-dhe shoqërisë . Media gjithashtu duhet të kontribuojë në promovimin e leximit të librit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu