Suat Saqipi do të jetë zëvendësdrejtor në Qendrën për Menaxhim me Kriza

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e radhës pritet që të emëroj drejtorët e parë në disa drejtori, agjenci dhe inspektorate.

Ndër emrat e përzgjedhur është edhe Suat Saqipi, kordinator për komunën e Studeniçanit dhe anëtar i kryesisë së Aleancës për Shqiptarët të prirë nga Arben Taravari.

Suat Saqipi është i diplomuar për gazetari në Universitetin e Tiranës, i specializuar për diplomaci në Akademinë Diplomatike të Shqipërisë. Gjatë studimeve ka qenë sekretar i Lidhjes Studentore “Dardania”. Banesa e tij si studentë ishte edhe një nga vendstrehimet e para të shumë vullnetarëve të UÇK-së.

Pas studimeve ka një përvojë të pasur në disa media vendore dhe të rajonit.

Gjatë 2001 ishte një nga gazetarët e rrallë që raportoi nga zonat e luftës së UÇK-së, që më pas u përjashtuar nga Radio Televizioni i Maqedonisë, gjegjësisht më 3 maj.

Më pas njihet si një ndër themeluesit dhe ish-drejtuesit e agjencisë së lajmeve INA, ndërsa viteve të fundit i larguar nga mediat ishte këshilltar në kuadër të stafit të komunës së Studeniçanit në Shkup. Ai njihet edhe për aktivitete humanitare në luftën e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe krizën e fundit me refugjatët nga Lindja Mesme.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu