Subvencione 50% nëse veturës suaj i vendosni sistemin e gazit

Të gjithë qytetarët të cilët nga sot do blejnë apo integrojnë sistem të këtillë në automjetet e tyre do të mund të realizojnë të drejtën për subvencionimin e 50% të harxhimeve, por jo më shumë se 18.000 denarë, konkretisht 300 euro.

Këtë e parasheh masa e re e Qeverisë për subvencionimin e qytetarëve të cilët do vendosin sistem të këtillë në automjetet e tyre.

Këtë masë sot e shpalosi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ministri informoi se sipas thirrjes publike e cila është shpallur që nga dita e djeshme, qytetarët do të kenë të drejtë të aplikojnë duke filluar prej sot.„Si një ndër masat për luftimin e ndotjes së ajrit që vjen nga ana e automjeteve, siç kam njoftuar edhe gjatë stinës së verës kur ishte sjell Ligji për automjete është subvencionimi i qytetarëve të cilët do të integrojnë sistem të gazit ose metanit apo ndonjë lloj tjetër të karburantit për automjete.

Me rebalansin e buxhetit që u miratua në Kuvend muajin e kaluar për këtë qëllim janë ndarë 15 milionë denarë. Sipas njoftimit të gjithë qytetarët të cilët duke filluar që nga dita e djeshme do integrojnë sistem të këtillë në automjetet e tyre do të mund të realizojnë të drejtën për subvencionimin e 50% të harxhimeve, por jo më shumë se 18.000 denarë, konkretisht 300 euro. Siç njoftoi ministri, për të marrë subvencione pronarët e automjeteve të prodhuara nga viti 2005 e tutje, pas ditës së shpalljes së njoftimit publik duhet të blejnë apo integrojnë sistem me gaz, metan apo ndonjë lloj tjetër alternative për makinat, në ndonjë prej kompanive të cilat ofrojnë shërbime të tilla.

Shërbimi teknik e kontrollon automjetin, përgatit procesverbalin dhe lëshon një konfirmim të konstruksionit të pajisjes së instalimit (i njohur si ATEST) dhe një letër shoqëruese.

Me çertifikatën dhe letrën, pronari i automjetit drejtohet në sportel në MPB( në shërbim teknik apo stacion për kontroll teknik) ku merr patentë shoferi të ri në të cilën evidentohet riparimi i bërë konkretisht, se është montuar sistem për gaz, metan apo ngjashëm. Procedura nga momenti në shërbimin teknik deri në lëshimin e lejes së re të vozitjes zgjat jo më shumë se 2 deri në 3 ditë.

”Për procedurën e marrjes së vërtetimit, konkretisht licencës së re të trafikut për një automjet me një pajisje të tillë të instaluar, Ministria e Ekonomisë i ka lajmëruar të gjitha institucionet përkatëse që janë pjesë e kësaj procedure rrethpublikimit ë kësaj shpallje, me qëllim zbatimin e shpejtë dhe në kohë të kësaj procedure,në mënyrë që të gjithë qytetarët që instalojnë një pajisje të tillë të jenë në gjendje të bëjnë kërkesë për subvencionimin e një pjese të mjeteve, pra subvencione brenda afatit të përcaktuar. Thirrja publike do zgjas 30 ditë nga dita e publikimit dhe do bazohet në principin “i pari i ardhur, i pari i shërbyer.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu