Anëtari i kryesisë qendrore të Alternativës së Gashit, Driton Sulejmani ka kritikuar qeverinë se po ruajnë pozicionet e tyre dhe nuk ju interesojnë hallet e qytetarëve, shkruan InfoShqip.com
Ai ka shkruajtur në profilin e tij në Facebook se me 3 mars ditën kur u votua mocioni për votëbesim të qeverisë mund të ishte votuar edhe pakoja e pestë ekonomike që do ju vinte në ndihmë qytetarëve të prekur nga pandemia.
Por ai thekson se qeveria ka hallin e ruajtjes së pozicioneve dhe përfitimeve personale dhe jo hallin e qytetarëve dhe problemet që kanë ata.
Ai poashtu ka cekur se janë të kota akuzat e qeverisë ku thonë se amandamentet e opozitës po bllokojnë votimin e pakos ekonomike.
Sulejmani ka thënë që në momentin që votohet ligji për nënshtetësi do zhbllokohet kuvendi.
Postimi i plotë:
“Kryeministri Zaev prezantoi pakon e 5 ekonomike për zbutjen e krizës së shkaktuar nga Covid 19 më 18 shkurt. Më 3 mars u votua mocioni i votëbesimit nga ana e shumicës parlamentare. Pyetja logjike që del nga kjo është: Pse në të njejtën ditë, pra më 3 mars nuk u votua edhe kjo pako ekonomike për ti ndihmuar qytetarët? Përgjigje shumë e thjeshtë, halli i tyre nuk janë problemet e qytetarëve por raujtja e pozicioneve, përfitimeve dhe lëkurës së tyre. Janë të kota akuzat ndaj opozitës shqiptare se kisne me bllokimin e kuvendit përmes amandamenteve po e pengojnë pakon ekonomike. Po ta kishin hallin e qytetarëve do e kalonin pakon të njejtën ditë kur e shpëtuan vetën dhe interesat e tyre. Qytetarët pa nënshtetësi ballafaqohen me probleme tre dekada dhe zgjidhja e këtij problemi është jetik për ta. Reciprociteti dhe bllokimi i kuvendit duhet të vazhdojë deri në zgjidhje përfundimtare të problemit me nënshtetësitë, kurse këta që flasin shqip brenda qeverisë të mos shesin mend por ta sigurojnë shumicën e nevojshme për ta kaluar ligjin sepse e kanë fuqinë e numrave dhe ju mungon vullneti për ta zgjidhur problemin. Puna është shumë e thjeshtë kalon ligji për nështetësi, zhbllokohet kuvendi.” – ka shkruar ai. /InfoShqip.com