Së paku pesë persona janë vrarë në sulmin me armë në aeroportin ndërkombëtar në Fort Loderdejl në Florida të SHBA-ve. Ndërsa pak kohë pas sulmi autori i sulmit është arrestuar, njoftoi Reuters.
Po ashtu raportohet për 8 të plagosur, informuan zyrtarët e policisë federale. Sulmi ka ndodhur në pjesën e bagazheve në terminalin dy të këtij aeroporti.