Sulm në det, anija amerikane përballet me luftanijet dhe avionët kinez

Pekini e ka quajtur dërgimin e një anijeje luftarake amerikane pranë një ishulli për të cilin Kina pretendon pronësinë e padiskutueshme si “një provokim serioz politik dhe ushtarak”.

Anija amerikane “USS Stethem” lundroi në afërsi të ishullit të Tritonin, pjesë e arkipelagut të Ishujve Paracel, të pretenduara nga Kina dhe Japonia, raporton “BBC”.

Kina u përgjigj duke dërguar anije ushtarake dhe avionë luftarakë në ishull.

E gjitha kjo përballje ushtarake ndodhi disa orë para se Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu kinez Xi Jinping të flisnin në telefon. Gjatë telefonatës, Xi i tha Trump se “faktorë negativë” po ndikonin në marrëdhëniet SHBA-Kinë, sipas zbardhjes së bisedës nga televizioni shtetëror kinez.

Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë në lidhje me thirrjen e tyre nuk tha nëse ata kishin diskutuar incidentin. Ai tha se udhëheqësit kishin “riafirmuar angazhimin e tyre ndaj denuklerizimit të gadishullit korean.

Ishulli Triton, në arkipelagun Paracel, është pushtuar nga Kina, por pronësia e tij kërkohet si nga Tajvani dhe nga Vietnami. Kjo është ekspedita e dytë e këtij lloji që prej ardhjes në pushtet të administratës Trump. E para u ndërmor më 25 maj, në arkipelagun Spratley, më në jug.

Pekini pretendon se pjesa më e madhe e Detit të Kinës Lindore, përfshirë disa zona fare pranë brigjeve të shumë vendeve të Azisë Juglindore i perket atij. Sipërfaqja e disa ishujve të vegjël shkëmborë është zmadhuar për të mbajtur baza të mundshme ushtarake. Sipas qendrës amerikane të studimeve të specializuara AMTI, kohët e fundit Kina i ka shtuar objektet e saj në ishullin Triton, me ndërtimin e një piste tjetër për helikopterë.

Sipas Pentagonit, Shtetet e Bashkuara kanë kryesuar operacionet për reklamimin e lirisë së lundrimit në vitin 2016, ndër 22 shtete bregdetare, shumë prej të cilëve aleatë dhe partnerë të Shteteve të Bashkuara


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu