Sulme kibernetike në mbarë botën, ja çfarë thotë Vladimir Putin

Virusi që goditi kompjuterët në të gjithë botën mund të dëmtojë edhe vetë ata që e kanë krijuar, tha Presidenti rus Vladimir Putin në Pekin, duke shtuar se sulmi global duhet të diskutohet në një nivel politik.

“Microsoft e ka bërë të qartë se virusi ka origjinën nga shërbimet e inteligjencës amerikane,” theksoi presidenti rus.

Putin shtoi se nisja e viruseve kibernetike mund të dëmtojë edhe vetë ata që i kanë krijuar ato, përfshirë edhe agjensitë amerikane të inteligjencës.

“Vitin e kaluar, Moska propozoi diskutimin e kërcënimeve të sigurisë kibernetike me Uashingtonin me qëllim hartimin e një marrëveshjeje dypalëshe, por për fat të keq, ata e refuzuan propozimin tonë”, tha Putin, gjatë një konference me liderin kinez.

Një virus i rrezikshëm është përhapur në mënyrë të papritur rreth e rrotull globit duke vënë në shënjestër 100.000 kompjuterë.

Sipas raporteve mijëra kompjutera nga 99 shtete janë infektuar nga ky virus që bllokon aksesin në kompjuterat me sistem operativ “Windows”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu