Sulmet në Kabul, reagon Macron: Franca do të vijojë me evakuimet deri në fund

Franca do ta vijojë deri në fund misionin e saj për të evakuuar njerëzit nga Afganistani pavarësisht sulmeve të sotme në aeroportin e Kabulit. Lajmin e bëri të ditur Pallati Élysée përmes një deklarate.

“Presidenti i republikës dënon me tone të ashpra sulmet terroriste që ndodhën sot pranë aeroportit të Kabulit. Presidenti shpreh ngushëllimet e tij për familjet e viktimave amerikane dhe afgane, shpreh mbështetjen e tij për të plagosurit dhe përshëndet heroizmin e atyre që janë në terren për të kryer operacionet e evakuimit ”, thuhet në deklaratë.

“Franca do t’i vazhdojë evakuimet deri në fund dhe do t’i vijojë përpjekjet e saj humanitare dhe mbrojtëse për afganët e kërcënuar.”-u tha.

Deklarata vjen pas konferencës për shtyp të Presidentit Francez Emmanuel Macron gjatë së cilës ai u tha gazetarëve se nuk mund të garantonte suksesin e misionit evakuues të Francës për shkak të situatës së sigurisë në Afganistan. Ndërkohë, në Afganistan janë regjistruar deri më tani të paktën 7 shpërthime. Për sulmet përgjegjësi ka marrë grupi militant ISIS.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu