I dyshuari për sulmin në metron e Shën Petersburgut është dorëzuar në polici por ka mohuar se ai është shkaktari i shpërthimit të sotëm që la të vrarë 11 persona dhe plagosi 50 të tjerë.
Disa media ruse kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë duke e veçuar ‘burrin me mjekër’ si të dyshuar i cili kishte veshur një pallto të gjatë dhe kapele.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin por në të kaluarën Rusia ishte goditur nga ISIS dhe çeçenet.