Policia gjermane ka bërë të ditur se sulmuesi me sëpatë në Stacionin e trenave në Duesseldorf është shtetas i Kosovës, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Gjatë sulmit në Stacionin e Trenave në Duesseldorf mbrëmë janë plagosur më shumë se 6 persona- mes tyre 3 janë ende në gjendje të rëndë, raporton Gazeta Blic.
Pas këtij akti policia mbrëmë menjëherë ka arritur ta arrestojë sulmuesin në afërsi të Stacionit ndërsa mbrëmë është bërë e ditur që sulmuesi ishtë nga hapësira e ish-Jugosllavisë dhe i moshës 36 vjeçare.
Sot në mëngjes është njoftuar që sulmuesi është nga Kosova me shtetësi por nacionaliteti i tij nuk është bërë i ditur.
Policia gjermane e ka quajtur sulmin më sëpatë si një akt nga një i sëmurë psiqik dhe ka përjashtuar mundësinë e një akti terrorist.