Sulmuesi Mijatoviç: Ja pse Ronaldo iku nga Real Madridi

Pedrag Mijatovic, ish-sulmuesi i Real Madrid, njeri shumë pranë klubit “merengues”, tregon gjatë një interviste për “A Bola” përse Cristiano Ronaldo u largua nga “Bernabeu” për të vazhduar karrierën te Juventus, që shpenzoi 100 milionë euro. Mijatovic zbulon se te ky vendim kanë ndikuar relatat me presidentin Florentino Perez.

“Nuk mendoj se ka qenë një vendim i marrë në gjaknxehtësi. Ishte pjesa përfundimtare e një procesi që kishte nisur prej kohësh dhe u mbyll me divorc, – tha Mijatovic. – Marrëdhënia mes Perez dhe Ronaldo ishte problematike dhe mund të them që kanë pasur debate serioze. Njëri prej tyre duhet të largohej dhe logjikisht ai do të ishte Ronaldo. Perez e dinte se ky ishte sezoni i fundit për Cristianon në Madrid. E kundërta do të kishte qenë një habi e madhe. I gjithë ambienti i “Los Blancos” e di të vërtetën.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu