Shkupi sonte është nikoqir i dy ekipeve të futbollit me famë botërore, Real Madrid dhe Manchester United, të cilët sonte do të ndeshen për SuperKupën e UEFA-s, në terrenin e “telekom arenës”.
Të dy ekipet arritën dje në Shkup, ku mbajtën edhe stërvitje të hapura, menaxherët e tyre ishin në darka solemne me politikanë dhe përfaqësues sportiv të Maqedonisë, kështu që ka mbetur vetëm që futbollistët ti matin fuqitë e tyre në terren.
Por risia e kësaj ndeshje do të jetë se do të ketë tri pauza, një në minutën e 30, në minutën e 45 ajo tradicionalja dhe në minutën e 70. Arsyeja për një masë të tillë kanë qenë temperaturat e larta. Për këtë masë ka njoftuar vetë shtëpia e futbollit Evropian UEFA, njofton InfoShqip.
Ekipi i Real Madridit vjen i plotë, por trajneri i tyre Zinedin Zidan do të vendos sonte nëse Kristijano Ronaldo do të luaj kundër ish ekipit të tij. Takim me mediat kishte edhe trajneri i Manchester United, Zhoze Mourinjo i cili shprehu bindshmeri se ekipi i tij do të fitojë./InfoShqip.com










