UEFA ka publikuar sot kandidatët për finalet e garave evropiane më 2019.
UEFA ka publikuar sot kandidatët që kanë aplikuar për të qenë nikoqir të finaleve të vitit 2019 në gara europiane.
Tirana, me stadiumin Qemal Stafa, që është në renovim e sipër dhe ende nuk ka përfunduar është në mesin e kandidatëve, përcjell “lajmi.net”.
Fituesit do të shpallen në shtator të këtij viti. Si kundërkandidatë me “Qemal Stafën” për të qenë nikoqir i Superkupës europiane janë paraqitur edhe: Stadium de Toulouse, Tulluz FRA; Florian Albert stadion, Budapesht HUN; Sammy Ofer Stadium, Haifa IZR; Astana Arena, Astana, KAZ; Windsor Park, Belfast, IRL V; Gdansk Arena, Gdansk, POL; Stadion Narodowy, Varshavë, POL; Hampden Park, Gllasgou, SKO; Besiktas Arena, Stamboll TUR. /Lajmi.net