Surpiza e bukur që Eduarti mori për Krishtlindje, djali i Arbanës e quan baba

Regjisori Eduart Grishaj ka ndarë këtë mbrëmje Krishtlindjesh surprizën më të bukur që ka marrë. Ajo është një kartolinë nga djali i madh i Arbanës, Joni.

Ajo që bie menjëherë në sy është se Joni e quan Eduartin baba dhe ai nuk ka asnjë dallim në shtëpi nga dy fëmijët e tjerë të familjes.

“Për babin (aka Eduart). Uroj të bëhesh regjisori më i mirë në botë. Nga Joni”, shkruhet në kartolinë që Eduarti ka vendosur ta ndajë me të gjithë.

Kujtojmë se Joni ishte 4 vjeç kur Eduarti ju bashkua familjes së tyre. Arbana ka sjellë në jetë dy fëmijë nga lidhja me Eduartin, Diellin dhe Zoin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu