Surpriza e ëmbël që mori Andrra pas lindjes, nga i biri

Andrra Destani dhe Sinan hoxha, u bënë prindër të një djali për herë të dytë, e familja është në qiellin e shtatë nga gëzimi. Lajmin e ndau vetë Andrra përmes një postimi në rrjete sociale.

“E gjithë bota është e imja. Faleminderi zot”, shkruan Andrra.

Familjarët, Sinani dhe Ansi i kanë bërë pritjen më të ëmbël Andrrës dhe Ayanit në shtëpi. Ata e kanë pritur me lule e tollumbace, ndërsa Andrra i ndau në llogarinë e saj në Instagram.

Andrra ka postuar në Instagram foton e një kartoline që është shkruar nga Ansi, sigurisht me ndihmën e ndonjë personi më të madh.

“E dashur Mamush! Faleminderit që më bëre me vëlla! Jam shumë i lumtur! Të dua shumë! Ansi”, shkruhet në kartolinë.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu