Publicisti, Veton Surroi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Colmar që të shtyhet deri më 6 prill, vendimi për lirimin apo ekstradimin e Haradinajt në Serbi.
Në rrjetin social “Facebook”, Surroi ka shkruar se Haradinaj gjatë 1999’tës ka penguar ndarjen e Pejës, Istogut e Deçanit, andaj ai ende po përballet me hakëmarrjen politike të Beogradit.
Lexoni të plotë reagimin e tij:
Në fund të luftës, më 1999, Ramush Haradinaj me njësitet e tij penguan ndarjen e Pejës, Istogut dhe Deçanit sipas planit të aplikuar në Mitrovicë.
Më 2017 ai ende përballet me hakmarrjen politike të Beogradit për këtë.