Suzanne Schutz: Shqipërisë i mungon plotësimi i disa kushteve dhe aftësia e funksionimit të gjykatave të nivelit të lartë

Shqipërisë i mungon plotësimi i disa kushteve. Nga Ballkani Perëndimor dëgjohen ankesa, sepse nuk ka pasur suksese në disa pika të rëndësishme: pershembull për “bisedimet e pranimit” me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe liberalizimin e vizave për Kosovën, si dhe dialogu Serbi- Kosovë.

Afrimi i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian, si një vendim strategjik shumë i rëndësishëm për rajonin, por edhe për ne, ka qenë krejt në krye të agjendës së Gjermanisë vitin e kaluar. Duke hedhur një vështrim retrospektiv në vitin 2020 jemi të kënaqur që në Ballkanin Perëndimor janë bërë përparime të rëndësishme. Megjithëse njerëzit në rajon ka mundësi që të kenë shpresuar për më shumë, duhen parë sukseset dhe jo dështimet. Shqipërisë i mungon plotësimi i disa kushteve, të cilat mund të plotësohen në fillim të vitit tjetër, këto janë shpresat tona. Po ashtu kemi ecur mirë në dialogun e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë.

Me emërimin e Miroslav Lajčák-ut si të ngarkuar special të BE-sw për dialogun, u arrit faktikisht rifillimi i dialogut pas një pauze të gjatë. Sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, ky është faktikisht një proces i vështirë, sepse duhet kapërcyer skepticizmi i disa vendeve anëtare. Por edhe këtë çështje ne kemi futur në agjendën e grupeve të punës të Këshillit, së bashku me lutjen dërguar Komisionit që të sjellë informacione të tjera. Këto janë predispozita të mira për të vazhduar bisedimet vitin e ardhshëm me shpresën që të arrihet liberalizimi i vizave, për të vënë më në fund në jetë premtimin e BE-se.“- tha Susanne Schütz Ish -ambasadorja gjermane në Shqipëri


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu