Sveçla refuzon t’u përgjigjet akuzave të Thaçit se ka hyrë në dhomën e përgjimeve

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla nuk është përgjigjur rreth akuzave të presidentit Hashim Thaçi se ka hyrë në dhomën e përgjimeve.

Sveçla që ishte në takimin e ministrit Arben Vitia me ambasadorin italian, Nicola Orlando nuk u përgjigj pyetjeve të gazetarëve rreth akuzave të Thaçit.

“Nuk besoj se është koha dhe vendi që të flasim për këtë…”, theksoi Sveçla, raporton Telegrafi.

Ndryshe, mbrëmë presidenti i vendit, Hashim Thaçi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se Albin Kurti, Haki Abazi e Xhelal Sveçla duhet të japin përgjegjësi për futjen e tyre në dhomën e përgjimeve në PTK.

“Pse ky grup ka shkuar në dhomën e përgjimeve dhe kanë ndalë kamerat për tri ditë. Çka kërkon kryeministri në dhomën e përgjimeve? Kjo është vepër penale. Ata duhet të përballen me drejtësinë, pasi kanë bërë vepra shumë të këqija”, ishte shprehur Thaçi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu