Më herët sot ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri hoqi dorë nga mandati i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe tha se ishte qytetar i lirë i gatshëm për të pritur të vërtetën dhe drejtësinë e tij para gjykatës.
Por pas kësaj a do e kërkojë Prokuroria e Krimeve të Rënda arrestimin?
Fillimisht pritet që mandati i tij të shkojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
KQZ duhet të pranojë dorëheqjen dhe të konstatojë përfundimin e mandatit për deputetin Saimir Tahiri.
Pas kësaj, nëse prokuroria e vlerëson për një arrest të mundshëm të tij, atëherë mund të veprojë me “urdhër arrest” dhe më pas ky urdhër të vlerësohet nga gjykata.
Rruga e dytë është që t’i drejtohet gjykatës për Krime të Rënda për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” dhe vetëm nëse e siguron një vendim të tillë, atëherë mund të ketë një arrestim të mundshëm të tij.