Tahiri: Pa u liruar Haradinaj s’ka dialog me Serbinë

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri ka deklaruar se dialogu me Beogradin mund të vazhdojë pasi të lirohet dhe kthehet në Kosovë, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe pasi Kuvendi ta shfuqizojë Rezolutën për pezullimin e bisedimeve

Ministrja Tahiri këto komente i bëri pas raportimit në Komisionin për Stabilizim-Asociim, ndërsa u shpreh e bindur se Haradinaj do të lirohet pasi po mbahet padrejtësisht në Francë.

“Në momentin kur hiqet pezullimi dhe kjo do të ndodhë në momentin kur do të lirohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, atëherë Kosova duhet të vazhdoj t’i përmbushë obligimet e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit dhe në kuadër të saj edhe të dialogut të Brukselit”, u shpreh Tahiri.

Ministrja shprehu besimin se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj do të lirohet sepse po mbahet padrejtësisht në Francë./Albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu