Tahiri: Vuçiqi flet për të na provokuar, por ne s’duhet të merremi fare me të

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Qeverisë ka folur në një konferencë me gazetarë, ku ka treguar për vendimet e kësaj mbledhjeje. Në lidhje me deklaratën e presidentit serb se s’do të ketë njohje të Kosovës derisa ai është president, Tahiri tha se kjo deklaratë është vazhdimësi e provokimeve të tij në raport me Kosovën.

Secili njeri që mendon se ai do të thotë se do ta pranojë Kosovën, për mendimin tonë ai ka një dozë të naivitetit politik. Ne nuk merremi me të. Ne si shtet i kemi parimet tona që na udhëheqin në dialogun me Serbinë. I kemi synimet tona strategjike të anëtarësimit në BE dhe NATO dhe synimin tonë të kamotshëm të ruajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore me BE-në e në veçanti me SHBA-në.

Kjo deklaratë i çon dy porosi: e para, e çon porosinë te faktori ndërkombëtar dhe BE-ja që Vuçiqi nuk është serioz në dialog, meqë këtë instrument e ka për t’u dukur si një politikan i moderuar, se po e do paqen ose marrëveshjen me Kosovën dhe e dyta – është brenda politikës së vet, një regjim që e ka goxha autoritar dhe që e lidh gjithçka me emrin e tij. Por kjo s’duhet të na shqetësojë fare neve. Ai flet që të na provokojë neve që të kemi ndonjë reagim e të thotë: ‘ja se këta janë kundër dialogut’. Edhe për çështjen e taksës, ai gjithandej ka folur se jemi kundër dialogut. Ne nuk flasim për Asociacion”, u shpreh Tahiri, “.

Dialogu është një rrugë njëkahëshe, i paalternativë, por jo të jetë dialog i gjatë, por synojnë të kemi një dialog që si rezultat e ka njohjen reciproke, drejt BE-së, si për Kosovën, ashtu edhe Serbinë. Dialogu është në rrugën e vet”, deklaroi zëvendëskryeministri Besnik Tahiri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu