Takimi historik, Biden dhe Putin shtrëngojnë duart në Zvicër

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe homologu i tij rus Vladimir Putin bërë para pak çasteve foton e tyre të parë në takimin historik që po mbahet në Villa La Grange në Gjenevë.

Të dy presidentët qëndruan jashtë vilës me presidentin zviceran Guy Parmelin, i cili mbajti fjalime të shkurtra mirëpritur të dy udhëheqësit. Parmelin tha se ai u uroi udhëheqësve një “dialog të frytshëm në interes të dy vendeve tuaja dhe botës”.

Biden dhe Putin dëgjuan ndërsa fjalët e tij u përkthyen, së pari në rusisht dhe pastaj anglisht. Dy liderët shtrënguan duart dhe u futën në vilën e shekullit të 18-të për raundin e tyre të parë të takimeve.

Të dy udhëheqësit kohët e fundit kanë pranuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në pikën e tyre më të ulët. Marrëdhëniet SHBA-Rusi janë acaruar prej vitesh, duke filluar me aneksimin e Krimesë nga Rusia në 2014, ndërhyrjen e rusëve në Siri në 2015 dhe akuzat amerikane, të kundërshtuara nga Kremlini, se Rusia është përzierë në zgjedhjet amerikane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu