Takimi Rama-Taravari në Çarshinë e Shkupit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, është takuar sot me Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ata kanë qenë të shoqëruar së bashku nëpër Çarshinë e Vjetër në Shkup.

Pas shëtitjes në këtë zonë, Taravari dhe Rama janë ulur për drekë në një nga lokalet tradicionale të Çarshisë, në një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë.

Ende nuk ka detaje nëse takimi kishte karakter politik apo ishte thjesht një takim shoqëror, por prania e dy figurave të njohura politike ka ngjallur interes në opinionin publik dhe mediat lokale./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu