Vizita e presidentit Hashim Thaçi në Berlin ka marrë vëmendje të mediave gjermane, raporton “Zeri.info”.
Pas takimin me kancelaren Angela Merkel, radio publike gjermane “Deutschlandfunk” dhe media tjera kanë raportuar për këtë takim.
Sipas “Deutschlandfunk”, Merkel ka uruar presidentin Thaçi për përparimet që janë bërë në ndërtimin e strukturave demokratike në Kosovë, përcjell “Zeri.info”.
Sipas mediave gjermane, kancelarja Merkel, citohet të ketë thënë se, dhjetë vjet pas pavarësisë, Kosova mbetet të përmbush kritere shtesë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.