Takimi i paraparë të zhvillohet sot ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiç në Bruksel, është anuluar.
Përfaqësuesja e lartë të BE-së, Federika Mogherini, tashmë ka përfunduar takimet ndaras me dy presidentët.
Mosrealizimin e këtij takimi e ka raportuar edhe televizioni serb “RTS”
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në Bruksel do të bisedojë vetëm me përfaqësuesit evropian, por jo edhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin,ka njoftuar edhe kjo media.
Edhe Drejtori i Zyrës për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriç pas takimit me ndërmjetësuesen për dialog, Federica Mogherni ka thënë se nuk do të këtë takim mes Presidentit Thaçi dhe Vuçiç.
Kjo sipas tij për shkak se institucionet e Kosovës e kanë kërcenuar presidentin serb.










