Takimi me Thaçin, Vuçiç: E bëj për të shpëtuar kokat e serbëve

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu serb Aleksandër Vuçiç u ulën në të njëjtën tryezë në kuadër të samitit të Sofjes.

Menjëherë pas kësaj, Vuçiç ka dhënë një arsye të çuditshme se përse është takuar me Thaçin.

“Po e bëj këtë për të shpëtuar kokat e serbëve”, citohet Vuçiç nga mediat serbe.

Veç të tjerash, presidenti serb tha se diskutoi me Thaçin për zgjidhjen e konfliktit historik mes serbëve dhe shqiptarëve.

“Folëm sesi të vazhdojmë me dialogun në Bruksel dhe për përpjekjet për të zgjidhur konfliktin mes nesh.

Kaq mund të them. Kjo është detyra ime, të takohem edhe me Thaçin”, vijon ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu