Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kanë zhvilluar një takim më 27.10.2025.
Abdixhiku është shprehur se takimi ishte i shkëlqyeshëm.
“Një takim i shkëlqyeshëm me një mik të shkëlqyeshëm”- tha ai.
I pyetur nëse kanë folur për zgjedhje të reja apo për balotazh, ai tha: “Me pasë deshtë ju me e ditë, ju kishim thirrë brenda në takim”.
E, i pari i NISMA-s, Limaj nuk foli pas këtij takimi.
Për këtë takim, Abdixhiku foli para seancës për zgjedhjen e qeverisë, më 26.10.2025.
“Takimi është miqësor, konsultativ, jo për çështje qëndrore”- kishte deklaruar ai.
Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 12.10.2025, LDK ka fituar pa balotazh në Istog dhe Lipjan kurse NISMA në Malishevë.
LDK megjithatë është në balotazh në Prishtinë, Suharekë, Gjilan, Pejë, Viti, Fushë Kosovë, Obiliq dhe Dragash.
Balotazhi i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 09.11.2025.










