Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi u ka uruar festën e Kurban Bajramit të gjithë qytetarëve të besimit islam në republikën e Maqedonisë së veriut.
Njëkohëisht i pari i Kuvendit apelon tek qytetarët që t’i përmbahen rekomandimeve të institucioneve shëndetësore, që siç thotë Talat Xhaferi, t’i ndihmojmë vetes dhe sistemit tonë shëndetësor.
“Kjo është festë e cila në vete e bart mesazhin e solidaritetit, afërsisë dhe bashkëndjesisë ndaj të gjithë njerëzve, të afërm apo të largët, fqinjë apo familje, të njohur apo të njohur të rastësishëm. Festë në të cilën ndahet fjala edhe mendimi i bukur, edhe begatitë e tryezës, edhe respekti dhe falja. Jemi mësuar që festën ta kalojmë të rrethuar me zhurmë të hareshme dhe përqafime të ngrohta, buzëqeshje të sinqerta. Për fat të keq, pothuajse prej fillimit të këtij viti jemi të detyruar ti ndryshojmë shprehitë tona të përditshme të funksionimit dhe gjithsesi, te festimit. Pandemia me Kovid – 19 është këtu dhe si duket do të zgjasë. Ne, dhe natyrisht gjithë bota, mësojmë mënyra të reja të jetës dhe punës. Përveç kësaj, në rast se deri tani nuk mësuam, tani mësojmë për vetëdijen dhe ndërgjegjen kolektive, për atë se sa me rëndësi është që çdo individ të mbajë llogari për veprimet e veta, që të njëjtat mos reflektojnë negativisht mbi familjet tona të afërme dhe mbi gjithë të tjerët”, porositi Xhaferi.










